Teksa Shqipëria ende nuk e ka kaluar gjendjen e jashtëzakonshme dhe është në ditë zie, atëherë kur duhej të festonte, në Kosovë vazhdojnë të kenë solidaritet dhe mbështetje të madhe. Shumë ndihma të mëdha janë dhuruar për vendin tonë që të largohet sadopak kjo dhimbje e krijuar.
Pikërisht për këtë arsye, mesfushori Ardit Hila, Englant Hoxha dhe trajneri Artan Luzi që janë nga Shqipëria zyrtare, kanë falenderuar Kosovën dhe Plisat para ndeshjes së Kupës. /Sport Ekspres/