Merrte para nga lojtarët që ftonte në Kombëtare dhe trukonte ndeshje, dënohet me burg të përjetshëm ish-trajneri i Kinës

Ish-futbollisti kinez Li Tie është dënuar me “burgim të përjetshëm” për korrupsion në atdheun e tij.

Mediat britanike raportojnë se ish-lojtari i Evertonit u fut në telashe si trajner i kombëtares kineze të futbollit, të cilën e drejtoi nga viti 2019 deri në vitin 2021, pasi u zbulua se ai “pranonte dhe ofronte ryshfet” për të ftuar lojtarë individualë në ekipin kombëtar dhe trukoi ndeshjet.

Një vit pas largimit të tij nga kryesimi i kombëtares, prokuroria hapi hetimet për një skandal të paprecedentë dhe tashmë vijnë informacione se ai do të qëndrojë në burg për të gjithë jetën. Përveç tij, 15 vjet burg u dënua edhe ish-presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Xuyen dhe 13 vite të tjera drejtori i kombëtares, Du Zhaocai. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *