Leandro Frroku ka debutuar me gjigandët e Panathinaikos. Mesfushori 18-vjeçar është hedhur në fushë në ditën e djeshme kundër Ofi në transfertë, në katër minutat e fundit të takimit. Por më shumë sesa minutat, ky lojtar mund të kthehet pjesë e rëndësishme e skuadrës.
Kjo pasi është vetëm ndeshja e dytë e kampionatit në elitë ne futbollit grek. Frroku është pjesë e akademisë së Panathinaikosit që në vitin 2017, atëherë kur ishte vetëm 14-vjeç. Sezoni më i mirë për të ka qenë i shkuari te moshat, aq sa bindi trajnerin serb të ekipit të parë që ta marrë në turneun veror.
Kështu Frroku do të integrohej me ekipin e parë dhe arriti të bindte Jovanovic, që e hodhi menjëherë në fushë ndaj Ofi. “Gazzeta.gr” i ka bërë thirrje mes të tjerash Federatës së Futbollit të saj që marrë Frrokun pasi ka luajtur dy ndeshje me Shqipërinë U-19 dhe lejohet që të ndërrojë Kombëtaren. /Sport Ekspres/