Kapiten jo vetëm në Kombëtare, tashmë shiritin e ka marrë në krahë edhe në Serinë A. Berat Gjimshiti zë një peshë të rëndësishme në radhët e Atalantës, ku është një nga lojtarët më me përvojë në grupin e Gasperinit.
Përpos sigurisë në prapavijë, duket se mbrojtësi nga Presheva garanton siguri edhe në dhomat e zhveshjes. Berat Gjimshiti është graduar kapiten i Atalantës. Në përballjen e sotme kundër Empolit, lojtari i Kombëtares kuqezi do të hyjë me shiritin e kapitenit në krahë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/