E bujshme/ Ausilio e ka ndjekur vetë në stadium, Interi piketon lojtarin e Kombëtares shqiptare

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Interi ka piketuar një tjetër lojtar shqiptar për të bërë pjesë të grupit. Kristjan Asllanit mund t’i bashkohet edhe Ylber Ramadani. “Pianetalecce.it” raporton se drejtori sportiv i zikaltërve, Ausilio, e ka ndjekur nga afër mesfushorin e Leçes.

Ausilio ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen mes Moncës dhe Leçes, në të cilën Ramadani zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë. Drejtori sportiv i Interit ishte gjithashtu i pranishëm në “Air Albania” në ndeshjen e Kombëtares shqiptare, ku duket se Asllani nuk ka qenë i vetmi lojtar që zyrtari i klubit Italian ka vëzhguar. Megjithatë gjithçka mbetet ende në kuadrin e interesit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë e ardhmja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online