“Merr një laps dhe letër”, Takaj bën llogaritë: Si t’i them një biznesmeni që klubi im kushton miliona euro?

Skënderbeu është duke konkurruar me dinjitet në Superiore, pavarësisht vështirësive të mëdha që ka kjo skuadër. Dënimi në Europë është padyshim një mungesë e madhe motivimi për vetë lojtarët, por gjithsesi ky klub e ka një shpresë në gjykatën federale. I ftuar në “Zona Gol” është presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili i premton besnikëri ekipit pavarësisht këtyre momenteve të vështira.

“Ju i dini problemet e Skënderbeut, si të gjithë. Ne jemi në pritje të një gjyqi që keni njohuri të gjithë. Jemi duke e respektuar kampionatin, vetëm ftoj mediat dhe specialistët që të jenë pak të kujdesshëm me opinionet e tyre. Kjo pasi po ndikon shumë presioni i tyre mbi lojtarët tanë, që kanë edhe një moshë të vogël. Gjithë këto Kupa që ne kemi marrë kanë qenë shumë të vështira, duke hedhur djersë dhe para.

Nuk kam shumë qenë i qartë kur fillova të merresha me projektin e futbollit. Por më pas arritëm të ndërtonim investimin serioz me Skënderbeun e deri para dy viteve, ku sukseset e mëdha nuk ishin rastësi. Kur u eliminuam nga Chernomorest me penallti në “Play Off” në “Europa League”, atëherë unë thashë: “Ne mundemi”. Atje isha i bindur për rezultatet që ne do të arrinim.

Nuk kam ndonjë projekt B, por vetëm atë A për gjykatën Federale që do të japi vendimin përfundimtar. Unë e kam nisur dhe do e mbyll me Skënderbeun, nuk dua të lëviz sipas kohëve dhe interesave.

Ne kemi ngritur shumë nivelin e futbollit shqiptar. Madje kemi shkuar edhe deri në vlerën e kartonit që shkonte në 1 milionë euro apo 1 milionë e gjysmë euro, që ishin shifra të padëgjuara më parë. Tashmë shiten për vlera më qesharake pasi largohen me 100 mijë euro apo 150 mijë euro. Dejvi Bregu është në merkato dhe ne e quajmë veten të dështuar si klub nëse nuk shesim lojtarët. Ju i shihni të ardhurat, nga tifozët nuk vijnë lekët, por edhe e drejta televizive është qesharake. Atëherë ne do të jemi të falimentuar nëse nuk shesim futbollistë. Për Krasniqin, Gripshin dhe Pëllumbin ka interes, ashtu si edhe Bregun që kërkohet.

Dëgjoj disa presidentë që thonë që klubi im kushton kaq milionë euro. Po çfarë mund t’i ofrojë unë një biznesmeni për të blerë klubin tim? Ai vjen dhe merr një laps dhe letër. Sa është e ardhura nga e drejta televizive? Sa ligje ka që mbështesin sportin këtu? Zero!

Sa paguhet për të mbuluar stjuartët? Sa fitohet nga tregu i shitjes së lojtarëve? As 2 muaj rroga për lojtarët nuk shkojnë ato. Pastaj të dalësh dhe të thuash që klubi im kushton kaq milionë euro është një çmenduri që ta marrësh përsipër

Bruno Dita është lojtar i Skënderbeut dhe do të jetë lojtar i këtij klubi. Ai do të iki nga Skënderbeu vetëm në mënyrën tonë, duke u ulur në tavolinë dhe duke biseduar”, ka thënë Takaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online