Merr fund, Juliano nuk është më trajner i Partizanit

Mark Juliano e mbyll me Partizanin. Ndonëse pas ndeshjes trajneri i Partizanit tha se e ardhmja e tij ishte në dorë të drejtuesve të klubit, tashmë gjithçka ka marrë fund, mëson “Sport Ekspres”.

Partizani ka vendosur të mbyllë gjithçka, duke pushuar trajnerin. Një aventurë e dështuar që nisi në gusht dhe u mbyll sot, me një bilanc të frikshëm: 11 pikë në 9 ndeshje kampionati, vetëm 3 fitore dhe vetëm 5 gola të shënuar, një turp i madh për një klub që ka vite që kërkon titullin dhe këtë verë nisi revolucionin italian, duke premtuar arritjen e majave, pas thuajse 3 dekadash pa titull kampion.

Lojë e shëmtuar, e lodhshme për t’u parë, që nga miqësoret e verës, por klubi justifikohej se duhej kohë për të parë Partizanin e vërtetë. Ende nuk po e shohim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *