Bundesliga gjermane duket se nuk do të presë gjatë për të nisur edhe njëherë prej aty nga u ndal. Prestigjozja “Reuters” bën me dije se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të japë miratimin e saj në konferencën e përgatitur për ditën e mërkurë. Kështu duke filluar nga 15 maji klubet e Bundesligës do të nisin sërish aksionin. Ekipet kanë nisur prej kohësh stërvitjen nën masa të rrepta sigurie për parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe do të jenë gati që të zbresin në fusha nga mesi i muajit.
Tifozët gjermanë do të jenë në këtë mënyrë të parët që do të shijojnë përsëri emocionet që të fal futbolli. Ndërkohë kujtojmë se kanë mbetur ende edhe 9 javë për të mbyllur kampionatin në Gjermani dhe është planifikuar që fituesi të kurorëzohet në 30 qershor, kur është edhe data në të cilën pritet të mbyllet Bundesliga./Halit. Delibashi-Sport Ekspres/