Merkato në ditët e fundit, klubi i Bundesligës kërkon shërbimet e Milot Rashicës

Merkatoja është në ditët e fundit të saj dhe në momentin kur çështja Milot Rashica dukej e mbyllur një pistë e re del në dritë. E ardhmja e sulmuesit shqiptar mendohej se do të ishte në Bremen të paktën deri në fund të këtij sezoni, nisur edhe nga mungesa e minutave për shkak të dëmtimeve kohët e fundit.

Por një tjetër klub në Bundesligë ka shprehur dëshirën për të afruar anësorin 24-vjeçar. Bëhet fjalë për Hertëb e Berlinit, që siç raportojnë mediat gjermane ka paraqitur një ofertë për huazim me të drejtë ose detyrim blerje në fund të sezonit. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse këto negociata do të finalizohen me sukses, pasi Verder Bremen kërkon ta shesë lojtarin e përfaqësues së Kosovës.

Gjithashtu një problem mbetet fakti se Herta e Berlinit gjendet një pozitë më poshtë se Bremen në renditje, ndërsa Rashica kërkon që të hedhë hapin e radhës për një klub më të madh në Gjermani apo në ligat e tjera të rëndësishme të Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *