Merkato me “marsh të pestë”, Gjilani zyrtarizon të radhës

Gjilani ende nuk a ka mbyllur merkaton. Trajnerit Gentian Mezani drejtuesit i kanë vënë edhe një tjetër lojtar në dispozicion dhe është mesfushorit Qëndrim Dautaj, i cili rikthehet te skuadra kuqebardhë. Një ditë më parë Gjilani prezantoi Bedri Grecën, ndërkohë që kanë nënshkruar edhe Shkëlzen Rucci, Xhekson Ferreira, Oltion Rapa dhe Muhamed Useini.

NJOFTIM – “Qëndrim Dautaj është futbollisti më i ri i Gjilanit. Dautaj emër i njohur në futbollin kosovar, në Gjilan vjen pas një edicioni të kaluar tek KF Ferizaji. Në fakt për Dautajn është një rikthim në skuadrën e Gjilanit, pasi ai para disa edicioneve ishte pjesë e Gjilanit, ku për një stinor kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit kuq e bardh të Gjilanit.

Qëndrim Dautaj, i lindur në Deçan karrierën e tij e nisi në vendlindje me skuadrën e Deçanit ku dhe u afirmua në futbollin e Kosovës. Paraqitjet në futbollin kosovar Dautaj i vazhdoi edhe për disa skuadra të ndryshme sikurse ajo e Besës së Pejës, Flamurtarit, Llapit e Ferizajit, skuadër nga e cila u transferua në ekipin e Gjilanit.

Pas disa problemeve shëndetësore, ku u penalizua nga disa dëmtime, mesfushori Dautaj rikthimin e formës se tij e bëri me skuadrën e Ferizajit, që në “sprintin” final të kampionatit ishte lojtari kyç i ferizajasve në fitoret, që i siguruan mbijetesën në Superligë”, shkruhet në komunikatën e klubit të Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *