Në merkaton e dimrit priten edhe disa lëvizje nga legjionarët e Kombëtares së Shqipërisë, megjithëse nuk do të jenë të shumta në numër. Pjesa më e madhe e tyre do të qëndrojnë në ekipet ku bëjnë pjesë, por shumë dyshime ka për Lindon Selahin.
Ky i fundit ka pasur shumë pak hapësira tek Tëente gjatë këtij sezoni. Mbetet vërtet e çuditshme që mesfushori po aktivizohet pak në Holandë, teksa në sezonin e shkuar është vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij.
Interesim kishte edhe nga Celtic në merkaton e verës, ndërsa gjithçka u mbyll pa një marrëveshje të arritur për shkakun e çmimit të kartonit. Ndërkohë në mediat holandeze raportohet se Selahi mund të rikthehet në Belgjikë.
Për momentin jemi ende në fazën e interesimeve të skautëve që vijnë nga Belgjika dhe do të shihet sesi do të vazhdojë procesi i bisedimeve. Vetë mesfushori 21-vjeçar nuk ndihet i lumtur me aktivizimin e pakët, por te Tëente nuk e lëshojnë lehtë dhe shprehen se Selahi duhet të qëndrojë pasi po tregon seriozitet në stërvitje. Nëse do të vinte një kalim në Belgjikë për këtë futbollist do të ishte një kthim në shtëpi dhe nuk do të kishte shumë vështirësi për përshtatje, pasi Selahi ka dalë nga shkollat e futbollit belge. /Sport Ekspres/