Roma nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato duke vazhduar me nënshkrimet për këtë sezon, atje ku disa lojtarë kanë nisur që të diskutojnë edhe për Skudeton. Një ndërthurje e talenteve të reja, mes tyre edhe Kumbulla, së bashku me futbollistët që kanë përvojë të madhe si në rastin e Pedros.
Majoral ishte afrimi i fundit për Romën, me sulmuesin e Realit të Madridit që vjen në formën e huazimit. Por nuk mbyllet vetëm me kaq pasi te skuadra e Fonescas është duke u folur edhe për rikthim e El Sharawyt, pa harruar mbylljen e marrëveshjes me mbrojtësin Smalling. Sa i përket sulmuesit 27-vjeçar vendosi që të mbërrinte te Shanghai Greenland Shenhua në vitin e shkuar, por këtë herë pritet të kthehet sërish nga Kina për të firmosur në Serie A. /Sport Ekspres/