“Mënyra më e keqe për të larguar tifozët”, Mehmeti i bën thirrje Kolelës: Të jetë i kujdesshëm me deklaratat

Dritan Mehmeti ka folur për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” në lidhje me ish-ekipin e tij, Partizanin. Trajneri shqiptar ka thënë se Kolela duhet të bëjë kujdes me deklaratat që jep, të cilat shpesh herë kanë hapur debate, pasi në këtë mënyrë thjesht largon tifozerinë. Sa i përket dy largimeve me peshë nga “demat e kuq”, Skukës dhe Bitrit, Mehmeti konfirmon se do të jetë shumë e vështirë për t’i zëvendësuar. Madje për të përforcuar argimentin e tij, sjell në kujtesë situatën në të cilën u gjet ai një vit më parë te Partizani.

“Gjatë gjithë kampionatit Tirana ka qenë rivali kryesor, por edhe Vllaznia. Për mënyrën se si duhet të japi deklarata trajneri i Partizanit, jo vetëm Kolela, por kushdo tjetër, duhet të jetë i kujdesshëm, sepse përfaqëson një klub mjaft të titulluar në Shqipëri. Është mënyrë më e keqe e mundshme për afruar ose larguar tifozët nga prania dhe mbështetja për ekipin. Tifozët e Partizanit janë shumë të ndjeshëm. Jo vetëm që kërkojnë cilësinë e lojës, por kërkojnë edhe seriozitetin.

Skuka është një aktmarrëveshje që është për vlerat e skuadrës, por nuk do të isha dakort që të largohej. Do të ishte më mirë të largohej pasi të përfundonte kampionati, të fitohej kampionati. Edhe për Bitrin do të isha me të njëjtin mendim. Mendoj që është shumë e vështirë që në merkaton e janarit t’i zëvendësosh. Në të njëjtën situatë isha edhe një vit më parë, kur evidentova Skukën, Hadrojin. Ngulmova shumë që të rimerrja Bitrin, edhe pse kisha 3-4 qendërmbrojtësa. Në këtë periudhë është shumë e vështirë të zëvendësosh dy futbollistë titullar”, ka thënë Dritan Mehmeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *