“Mendova se e humbëm ndeshjen”! Bledi Shkëmbi i sinqertë pas fitores: I kisha thënë edhe djemëve, nuk ka mundësi që mos të na kthehet fati ne

Teuta e ndien veten me fat dhe me një ndihmë hyjnore ka fituar sot me Egnatian. Megjithëse vendasit dominuan për pjesën më të madhe të ndeshjes, me tre raste të vetme të krijuara, durrsakët arritën të përmbysnin në shifrat 1-2.

Ekipi i Shkëmbit kishte vetëm një rast në pjesën e parë, në minutën e 24, teksa Atanda u tregua fantastik për të mbyllur Grudën, që gjendej para portierit. Vetëm pak minuta më vonë ishte Camaj që u gjend i boshatisur dhe nuk arriti të shënonte para Qirkos. Shumë raste të shpërdoruara nga De Large, me ndeshjen që u kthye me një portë. Kështu vazhdoi edhe pjesa e dytë derisa Egnatia gjeti golin e parë në të 65.

De Large korrigjoi gabimet e tij, iu shmang bukur Kotobellit dhe gjeti golin. Menjëherë pas këtij realizimi, Egnatia lëshoi terren për durrsakët. Por sërish këta të fundit nuk ishin të rrezikshëm në portën kundërshtare. Kur dukej se vendasit do ta fitonin këtë takim, Kotobelli realizoi një prej golave që do të duhen vite që të përsëriten nga distanca, duke shpëtuar Teutën në minutën e 80.

Edhe pas këtij momenti, Egnatia kishte mundësi të artë me Xhekson dhe Mustën për të kaluar në avantazh, por Qirko dhe fati nuk e lejuan. Derisa në minutën e 96, pas një krosimi nga goditja e këndit, Jazxhi i dha fitoren e madhe Teutës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Bledi Shkëmbi: “Jemi të gëzuar, arritëm më në fund që të fitojmë. Nuk bëjmë lojën më të mirë të tonën. Jemi me fat sot dhe nuk duhet ta harrojmë që ka gjithmonë kundërshtar, Egnatia është një nga rivalët më të vështirë të Superiores. Super goli i Kotobellit? Ishte fat, nëse do ta shënonte me këmbën e majtë, atëherë do të ishte ndryshe. Fati të kthehet, nëse nuk ke një ndeshje, ke në tjetrën. I thashë edhe djemëve më herët që fati do të na kthehet se nuk ka mundësi ndryshe. Patjetër që e mendova të humbur ndeshjen pasi shënoi Egnatia, janë ato sekondat e momentit, mendova se na iku edhe një ndeshje e humbur”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *