“Mendonim se do qendronte te Barça“, Guardiola nxjerr City-n nga gara për Mesin: Nuk e kemi në plane

Që nga mbrëmja e djeshme, një nga më të mirët që ka njohur historia e futbollit është lojtar i lirë dhe çdo ekip në botë mund të kërkojë ta marrë me parametra 0. Ndër kubet që mund të përballojnë pagën e tij të lartë është edhe Manchester City, por “qytetarët” e kanë nxjerrë veten jashtë gare për Leo Mesin.

Është trajneri Pep Guardiola ai që mbyll çdo shpresë për të parë argjentinasit me kampionët e Premier League, teksa është shprehur se klubi tashmë ka blerë Grealish dhe se mosvazhdimi i kontratës së Mesit me Barcelonën ishte diçka e papritur që i ka surprizuar të gjithë.

“Jack (Grealish) do të veshë numrin 10. Aftësitë e tij na kanë bindur se është një zgjedhje e mirë. Ne kemi qenë të bindur për një kohë të gjatë se Leo do të qëndrojë në Barcelonë. Nuk është në planet tona për momentin. Fakti që ai nuk e vazhdoi kontratën ishte një surprizë për të gjithë, përfshirë edhe mua. Presidenti Laporta shpjegoi qartë arsyet pse ndodhi kjo.

Unë nuk kam folur me lojtarin apo presidentin, por kur humbjet janë aq të mëdha, vendimi është marrë. Si mbështetës, kam mirënjohje të madhe për futbollistin më të shquar që kam parë ndonjëherë në jetën time. Fitimi i trofeve për Barcelonën, duke më ndihmuar të fitoj dhe më pas të transferohem në Bayern dhe City”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online