Një lëvizje e papritur ndodhi në kampin bardheblu ditën e sotme. Trajneri Nevil Dede ndau rrugët me Tiranën pas një mosmarrëveshje me presidentin Halili. Një rrufe në qiell të hapur ishte kjo për të gjithë opinionin public, ndërsa vetë Dede ka dhënë shpjegimin e tij për “Gol pas goli” në “Supersport”.
“Unë nuk vajta te Tirana nga rruga dhe isha pa punë, isha te Shqipëria. Mendoja se njerëzit ndryshojnë dhe nuk kisha asnjë takim me Halilin. Ne kemi punuar që pas derbit me Partizanin. Sasraku u largua me mirëkuptim të klubit. Batha mungonte. Në momentin që vajta në stadium bëra zgjedhjet e mia, Halili erdhi dhe tha se nuk jam dakort me zgjedhjet e tua. I thashë dakort ti je punëdhënësi dhe un punëmarrësi, nuk kemi të njëjtën logjikë për zhvillimin e ekpit.
Vajta te Tirana për të kthyer frymëmarrjen. Mendoja se sot do ishim shumë kompetitiv. Klubi nuk do ketë penalitet nga largimi im. Doja vetëm të punoja për ta zhvilluar. Halili nuk më kishte ndërhyrë asnjëherë përveç sot. Unë nuk dua të bëhem president, jam trajner. Bashkëpunimi u mbyll dhe kaq. Sot kisha disa mungesa dhe zgjedhjet i kisha më të thjeshta. Populli bardheblu është më i madh se te gjithë të tjerët janë aseti më i rëndësishëm. Duhet që ti jepnim më shumë hapësirë akademisë. Nga lojtarët nuk më ka zhgënjyer askush. Mendoja se njerëzit ndryshojnë dhe reflektojnë po nëse nuk ka besim atëherë mbaron bashkëpunimi”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Eksrpes/
halili nuk ka allure per president ;;eshte shume femije ;;jo o pjekur ska experience ;;; nuk ndryshohen traneret keshtu ; e boni rremuje ekipin;; nigeriani ishte trainer i mire dhe me karakter ;;; duhet ti lente me shume kohe ;;;;;;futbolli nuk luhet m miq ;;; edhe zidane e hoqi cunin nga ekipi e coi ne nje ekim tjeter ;; cunii i rit halilit te ike dhe te luaje me nej ekip tjete ta shikoje a e meriton vendin nuk lhet me mik futbollin e shohin miliona qytetare dhe po s dhe rendiment duket ;; me mik e ben shef ose i jep nje vend pune si ne kohen e enverit qe e beri cunin e vete illirin director ;;qe isht nje palluqe por ne futboll sluhet me mik ;;me vjen keq por ekipi para familjes merci