Intervistat/ “Josa? Nuk më vjen mirë që spostohen trajnerët”, Daja zyrtarizon Hasanin: Do i duhet pak kohë

Nuk ka fitues në “Niko Dovana“. Teuta ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Partizanit, në një ndeshje që mori një vlerë tjetër nga asisti i djeshëm që i u dha Kastrioti duke ndalur Vllazninë. Mbrëmja e sotme ishte mundësia e artë për të kuqtë, që me një fitore afroheshin edhe më tepër me shkodranët, me të cilët do të masin forcat javën e ardhshme. Në përfundim të 90 minutëshit protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.

Ilir Daja (Partizani): “Kemi bërë një ndeshje goxha të mirë në fillim, ku kaluam dhe në avantazh. Në ato minuta që mbetëm me 10 lojtarë, kemi pasur mundësinë për të marrë fitoren. Jam i kënaqur me mentalitetin e lojtarëve, të cilët nuk u dorëzuan kur ishin me 1 futbollist më pak.

Nuk kemi mungesë cilësie në sulm, sepse e kemi vërtetuar që jemi sulmi i dytë më i mirë i kampionatit, pas Vllaznisë. Tani kemi një potencial të shtuar sepse edhe Çinarin do ta quaja si një blerje. Presim që të përforcohemi dhe me Xhunior. Është shtuar edhe Melo që ka bërë një paraqitje të mirë.

Ferhan Hasani? Sigurisht që dihen vlerat e tij, por natyrshëm do i duhet pak kohë të rikuperojë atë periudhë pa luajtur. Në Finlandë ka kohë që ka përfunduar kampionati.

Mirel Josa te Kukësi? Nuk më vjen mirë që bëhen shumë spostime në pozicionin e trajnerit. Nesër është x-si, ndërsa pasnesër një tjetër. Josa është një trajner të cilit i dihen vlerat që ka. Por ne përqendrohemi te Partizani”.

Edi Martini (Teuta): “Nuk arritëm të fitonim pasi bëmë një gabim në fillim duke pësuar gol. Kishim rastet tona dhe e dominuam ndeshjen, pavarësisht kushteve atmosferike që nuk na jepnin mundësi të shkonin shumë lart. Pas daljes me të të kuqe u hodhëm në sulm. Kushtet atmosferike na hapën probleme duke mos qarkulluar topin. Mendoj se duhet ta fitonim ndeshjen dhe të ishim të qetë. Po të goditej topi nga portieri nuk ecte përpara dhe era nuk na lejonte të luanim me pasime në mesfushë. Për këtë arsye duhet të kishim kujdes”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online