“Mendjen te loja vëllai, jo te fotografi”! Talenti i Partizani i kthehet lojtarit të Tiranës: Lëri komentet, shih Superioren se po të ikën

Në rrjetet sociale ka pasur edhe disa “thumbime” në distancë mes dy talenteve që i përkasin kryeqytetasve, që mbajnë veshur fanella të ndryshme. Bëhet fjalë për Tedi Carën dhe Jurgen Celhakën, të cilët shihen si e ardhmja përkatësisht e Partizanit dhe e Tiranës.

Tedi Cara ka publikuar një fotografi në “Instagram” duke u shfaqur i qeshur pas fitores së fundit ndaj Luftëtarit dhe me sytë të drejtuara te kamera. “Mendjen te loja vëllai, jo te fotografi”, ishte komenti i bërë nga ana e Celhakës. Por nuk ka vonuar shumë që lojtarit të Tiranës t’i vinte edhe përgjigja e menjëhershme, nisur nga humbja e fundit përballë Teutës. “Lëri komentet po shih kampionatin se po të ikën”, ishte komenti i Tedi Carës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *