Menaxheri Kumbullës takohet me drejtuesit e Romës, Murinjo ka marrë vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

Ekipi i Romës është grumbulluar për të kryer përgatitjet për sezonin e ri. Por krahas përgatitjeve në fushën e blertë, verdhekuqtë nuk harrojnë edhe ato në tryeza për merkaton e kësaj vere. Drejtori sportiv i kryeqytetasve të Italisë, Tiago Pinto është takuar dje me menaxherin e Marash Kumbullës, Xhani Vitalin.

Zhoze Murinjo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar. Trajneri portugez ka dhënë miratimin që Kumbulla të qendrojë në Romë dhe të jetë pjesë e ekipit të tij për sezonin e ardhshëm. Sipas “Corriere dello Sport”, Murinjo këmbëngul për mbrojtjen me tre dhe lojtari i Kombëtares kuqezi konsiderohet me potencial të madh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *