Menaxherët do të takohen pas ndeshjes për të diskutuar detajet, Bajrami vetëm një hap larg transferimit

Nedim Bajrami pritet të ndryshojë ekip në këto ditë të fundit të merkatos. Mesfushori shqiptar nuk është përfshirë në formacion mbrëmjen e sotme kundër Leçes, çka i rrit edhe më tepër dyshimet për akordin në lidhje me transferimin e tij. Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij, teska pas përfundimit të takimeve përkatëse të Fiorentinës dhe Empolit, palët do të ulen në tryezë për të diskutuar detajet e transferimit.

Xhanluka Di Marcio bën me dije se menaxheri i Nedim Bajramit do të takohet me drejtuesit e Fiorentinës për të vendosur kontratën personale të mesfushorit me klubin. Ndërkohë ky transferim do i kushtojë vjollcëve shërbimet e Zurkovskit dhe të Kuamesë, të cilët mund të përfundojnë të dy në radhët e Empolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *