Memushaj në stol te Benevento, humbet edhe Kombëtaren

Ledian Memushaj po përjeton një sezon të zi. Kalimi te Benevento duket se ka qenë një zgjedhje e gabuar, pasi mesfushori kuqezi nuk po përjeton një sezon prej protagonisti, në një skuadër të dobët dhe ku rënia nga Seria A është bërë fakt i kryer muaj më parë.

Tani mesfushori merr një lajm të keq, sepse Kristian Panuçi nuk e ka grumbulluar për miqësoren kundër Norvegjisë në fund të marsit. Gjithçka lidhet me faktin që Memushaj nuk po luan prej një muaji e gjysmë, sepse ndeshjen e fundit në formacion e ka luajtur në janar dhe që atëherë vetëm pak minuta në fillim të shkurtit si zëvendësues. Përveç kësaj, edhe mosha e mesfushorit, 31 vjeç, duhet të jetë një problem, pasi Panuçi kërkon të provojë emra të rinj.

Benevento ka publikuar ftesën për Berat Gjimshitin, i cili ndryshe nga Memushaj, është duke luajtur rregullisht dhe konsiderohet lojtar me peshë edhe në kombëtaren, për moshën e tij të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *