Ka marr fund aventura e Ledian Memushajt te skuadra e Beneventos. Pas vetëm një sezoni 31-vjeçari është larguar nga skuadra që ra nga italiane që ra nga Seria A. Vlonjati luajti në 17 ndeshje, ndërkohë që vetë klubi i Beneventos pak minuta më parë ka dhënë lajmin se është arritur akordi që Memushaj të rikthehet te Peskara.
Mund të thuhet se mesfushori është rikthyer në shtëpi, pasi vlonjati është aktivizuar për 3 sezone te Peskara, duke qenë dhe kapiteni i skuadrës kur u ngjit nga Seria B në Serinë A.
Memushaj ka një karrierë të gjatë në Itali, teksa ka luajtur për shumë skuadra, ku mund të veçojmë këtu veç Peskarës dhe Beneventon edhe Karpin, Leçen, Kievon etj.