Memushaj del hapur: E ardhmja? Nuk premtoj asgjë!

Ledian Memushaj dje zhvilloi një ndeshje super me Beneventon, edhe pse tema kryesore e momentit, kur kemi hyrë në javën e fundit të merkatos, është e ardhmja e tij, që do të jetë larg “shtrigave”, siç edhe quhet skuadra verdhekuqe. “Nuk di asgjë për këto gjëra: nuk më intereson, donim të zhvillonim një ndeshje të madhe, mund edhe të arrinim rezultatin, por më pas lëshuam.

Në merkato flitet shumë, por gjërat bëhen 3, ka shumë përbërës, është pjesë e lojës edhe kjo. Nuk dua të jem mashtrues, edhe pse më prekin deri në një pikë. Do të doja të qëndroja, por është e kotë të betohesh për këtë, merkato është i përbërë nga shumë faktorë, nuk dua të them do të qëndroj dhe më pas të largohem. Nuk është problemi të luash ose jo: të gjithë shpresojnë që të luajnë dhe ta tregojnë. Më pas është fusha ajo që vendos”.

Ndeshja – Sa i përket ndeshjes së humbur në “Dall’Ara”, ja fjalët e mesfushorit: “E nisëm mirë, te 0-0 patëm rastet për të shënuar. Pas golit, ata u mbyllën dhe luajtën me gabimet tona. Te 2-0 ndeshja mbaroi. Gabuam në metrat e fundit, varet nga të gjithë, jo vetëm sulmuesit. Kemi zhvilluar një pjesë të parë super, por nuk mjaftoi. Roli im? Është ky, në brendësi të mesfushës, jo mesfushor krahu, ku hasa vështirësi. Tani të mendojmë për sfidën e radhës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online