Ledian Memushaj, mesfushori i Beneventos, kundërshtari i ardhshëm i Napolit në “San Paolo”, ka dhënë disa deklarata për “Ottochannel”: “Kalimi i turit? Jemi të vetëdijshëm që do të shkojmë të luajmë kundër një skuadre që luan futbollin më të mirë në Itali, të Europës, por ndoshta edhe të botës, të paktën sipas meje. Do të jetë e rëndësishme të shkojmë aty me vetëdijen për të luajtur. Duam të ndërtojmë mbijetesën tullë pas tulle”. Për Memushajn do të jetë përballja e radhës ndaj Elseid Hysajt, teksa sezonin e shkuar e sfidoi me fanellën e Peskarës. Edhe në kombëtare, Memushaj ishte tepër i çmuar në Strumica, ndërsa duhet theksuar se Peskara e la të largohej për faktin se nuk mund ta mbante dot.