Mema pas incidenteve: Do hiqen edhe hekurat, derbi i bukur edhe për këto që ndodhën

Në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit, kanë ndodhur edhe shumë incidente përpara takimit. Përleshje mes tifozerive nga të dyja krahët, ku u përdorën edhe flakadan apo dhunë fizike.

Trajneri Mema ka folur për mediat pasi u zhvillua kjo përballje. Mes të tjerash, trajneri thekson se ky fenomen do të përfundojë në kohën kur të vendoset në zbatim ligji i ri nga shteti në muajin tetor, për të ashpëruar masat e atyre që futen në fushë.

“Ngelet për t’u parë në momentin kur të dalë ligji i ri. Do të rregullohen gjërat dhe këto hekurat këtu rrethuese do të largohen. Njerëzit duhet të ndërgjegjsohen për këtë pjesën e futjes në fushë. Megjithatë, derbi ka bukuri edhe për këto që ndodhën. Por duhet të them për personat që u futen në fushë të kenë shumë kujdesë, pasi tifozët janë gjëja më e rëndësishme për ne”, ka thënë Mema. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online