Mema flet për zërat e largimit nga Tirana: Gjëra të rëndomta si në Shqipëri, nuk jam i pari

Në media është përfolur kaq shumë për largimin e trajnerit Ardian Mema. Pas disa rezultate negative radhazi, u diskutua shumë për zëvendësimin e këtij tekniku.

Para ndeshjes së bardhebluve me Bylisin ka ardhur edhe deklarata e Memës. Duke iu rikthyer çështjes së shumëdiskutuar dhe zërave për largimin nga detyra, në raportimin e “Supersport”, trajneri i Tiranës e ka cilësuar si një gjë të rëndomtë që ndodh në Shqipëri.

“Të gjitha ndeshjet janë njëlloj, brenda e jashtë. Tani ka kushte të mira, mund të luash sepse janë fushë të mira. Pra dalin në pah cilësitë. Në Ballsh kanë fushë të mirë dhe në lë të luajmë dhe të tregojmë vlerat tona. Nuk ka të bëjë fjala transfertë. Me rëndësi është që të bëjmë punën si duhet.

E kam sqaruar edhe më përpara. Ishte fat i keq në Vlorë, nuk e justifikoj as veten dhe lojtarët. Fati është pjesë e lojës. Ekipi ka vlera, mban topin, krijon raste. Kemi pësuar disa gola, që nuk duhej. Me Kukësin kemi pësuar gola të merituar nga kundërshtari. Ka keqardhje për pikët e lëna në Vlorë. Kampionati është i tillë. Ne kemi luajtur mirë me pjesën më të madhe të skuadrave. Futbolli nuk të fal po humbe përqendrimin.

Ndoshta pritshmëritë janë të mëdha, pritet që të fitohet pafundësisht. Mund të kesh moment delikat në kampionat kur nuk të ecin punët. Ndodh edhe kjo. Gjëra të rëndomta që ndodhin në Shqipëri janë edhe këto. Nuk jam i pari që bie pre e thashethemeve, e kanë provuar kudo në gjithë futbollin tonë shumë trajnerë. Vjet ishte prova ime. Loja është fytyra e një trajneri. Ndaj edhe rinovuam kontratën. Pres të jemi në tre ekipet e para. Duhet t’i shohim dhe t’i themi gjërat tamam, siç janë. Ajo periudhë iku, por mund të rikthehet. Jemi vend i vogël dhe një fjalë e një njeriu me peshë mjafton që të nisin parashikimet. Në punë më mbajnë rezultatet, asgjë tjetër”, ka thënë Mema. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online