Meksika e mbylli me dy humbje, trajneri mori gruan e dashnoren në Botëror!

Meksika u shndërrua në kombëtaren e telenovelave këtë verë, sepse para Botërorit plasën polemikat për një festë të lojtarëve me prostituta dhe një nga futbollistët mendoi edhe largimin nga kombëtarja, sepse u fut në sherr me gruan.

Gjithsesi, Meksika i la mënjanë problemet dhe fitoi bujshëm në debutim ndaj Gjermanisë, me një paraqitje mbresëlënëse. Më pas edhe një fitore ndaj Koresë së Jugut dhe kualifikimi u duk i sigurt.

Megjithatë, në ndeshjen e fundit erdhi një disfatë e rëndë ndaj Suedisë dhe kualifikimi u arrit vetëm falë fitores së bujshme të Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë.

Në turin pasardhës Meksika u ndesh me Brazilin dhe u eliminua, duke humbur 2-0, edhe pse nuk luajti keq.

Tani në Meksikë ka plasur çështja e re: trajneri Huan Karlos Osorio u shpërqendrua pasi mori me vete në Rusi bashkëshorten me dy fëmijët, por kishte atje edhe dashnoren!

Histori fiks për telenovela, sepse në Meksikë shkruajnë se 56-vjeçari Osorio është i lidhur me një gazetare sportive, Mariana Zakarias, 30 vjeç. Kjo e fundit raportoi Botërorin nga Rusia, ndërsa aludohet se edhe te e lidhur me trajnerin e Meksikës, çka i ka hapur jo pak probleme me bashkëshorten dhe e ka shpërqendruar gjatë Kupës së Botës. Të presim serinë e radhës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *