Mediat te Napoli pyesin Bogdanin se çfarë po marrin: Kumbulla? E keni ekspert, e stërvita unë për 2 vite

Klubi i Napolit është shumë pranë transferimit të Marash Kumbullës. Vetëm detajet mbeten për t’u mbyllur me vetë lojtarin, pasi akordi i De Laurentis me skuadr?n e Veronës është arritur. Ndërkohë mediat te Napoli pyesin Erjon Bogdanin për të pasur një mendim më të qartë për lojtarin që do të transferojnë. Përgjigja e ish-trajnerit të Shqipërisë U-19 që e ka stërvitur është e qartë;

“Tani jam kthyer nga Shqipëria dhe jam në Salerno me familjen time.  Kumbulla? E kam stërvitur për 2 sezone te Shqipëria U-19. Ai po luan shumë mirë në një kampionat aq të vështirë si Seria A. Lojtari i shkëlqyer dhe më mahnit mua pasi gjithmonë arrin te topi në kohën e duhur. Lëvizja për te Napoli është zgjedhje e goditur nga klubi. Kumbulla është i ri, mund të rritet, por luan si ekspert. Napoli po tregon vëmendje për talente të prespektivës dhe Kumbulla është një prej tyre”, ka thënë Bogdani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online