“Mediat shkruanin pak për ne ndaj Juventusit”, trajneri i Portos “hakmerret” me shtypin në Portugali

Porto arriti befasinë e madhe në “Champions League” duke nxjerrë jashtë këtij kompeticioni Juventusin. Portugezët ia dolën duke luajtur edhe me 10 lojtarë për të skualifikuar Kristiano Ronaldon dhe futbollistët e tjerë të klasit të lartë.

Në fundin e takimit, trajneri i Portos, Conceicao, është hakmarrë me shtypin sportiv në Portugali. Ky i fundit akuzohet se nuk e pasqyron këtë skuadër gjërësisht, ndërsa Conceica ka thënë se për ndeshjen e kthimit me Juventusin duhej me patjetër që të shihej me imtësi për të lexuar rreth kësaj përballje.

“Kam një grup me lojtarë të shkëlqyer që interpretuan mirë atë që ne dëshironim të bënim në lojë kundër një ekipi të madh dhe kundërshtarëve me nivel të lartë. I krijuam probleme Juventusit si në aspektin e mbrojtjes dhe në atë sulmues. Djemtë tanë bënë një punë të shkëlqyer pas largimit me të kuq të Taremit. Shkuam në ADN e Portos. Nuk ishte e lehtë, nuk ishte e lehtë.

Nuk ndaluam kurrë së besuari dhe duhet të falenderojë lojtarët. I thashë futbollistëve se duhej nga secili prej tyre që të jepte pak më tepër nga vetja. Unë e di shumë mirë se kishte fare pak publicitet nga mediat në Portugali se do të luanim kundër Juventusit në Torino. Duhej që të shikoja gazetat sportive në ato shtypet e vogla, por kjo na dha forcë”, u shpreh Conceicao. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online