Mediat në Kroaci kanë qenë shumë kritike për Dinamon e Zagrebit që nuk i përmbushi pritshmëritë ndaj Sherif Tiraspol. Ekipi moldav është me një këmbë në grupet e “Champions League” pasi arriti të mposhte gjigandët kroat në shifrat 3-0. Kaq e mjaftoi dhe mediat u treguan të ashpra karshi Zagrebit. Madje një prej tyre, “Germanijak.hr” do të bënte një krahasim shumë të veçantë.
“Ishte shuplakë klasike. Dinamo po vepron tani si një ushtri e shkatërruar, e ngjashme me atë që u largua nga Kabuli këto ditë pa gjuajtur një pl.umb të vetëm, duke i lënë djemtë të veshur me fustane dhe duke i lënë kalla.shnikovët në qytet”, shkruhet në hyrje të artikullit. /Sport Ekspres/