Mediat në Kosovë e shohin kështu: Xhokoviç jep 1 milionë euro për Serbinë. Rashica, Xhaka dhe Shaqiri flenë gjumë

Në këto momente të vështira që po kalojnë të gjitha shtetet sa i përket Koronavirusit, ka një përkrahje të madhe që vjen edhe nga bota sportive. Yjet dhe lojtarët më të njohur që paguhen shumë në ekipet e tyre, kanë kontribuar sadopak për shtetet ku kanë lindur, që ta kalojnë këtë situatë.

Së fundmi ishte tenisti i njohur, Novak Xhokoviç, që ka dhënë 1 milionë euro për shtetin serb. Ndërkohë “Periskopi” shkruan nga ana tjetër se Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Milot Rashica janë ende në gjumë dimëror.

Deri diku me të drejtë, pasi të gjithë e dimë se Kosova ka më tepër nevojë për mbështetje në këto momente. Ky vend është akoma pa një kryeministër, ndërsa vëmendja nuk është fokusuar e gjitha te mbrojtja e njerëzve për Koronavirusin. Pikërisht për këtë arsye mbështetja duhej të ishte dyfish nga ana e futbollistëve, që deri tani kanë reaguar vetëm me mesazhe sensibilizuese, video humoristike dhe duke dhënë mesazhe pro apo kundër Albin Kurtit, por pa shkundur asgjë nga xhepat e tyre. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online