Tomas Strakosha u përfol ditën e sotme për një transferim të tij te Manchester United. Gjiganti i Premier League-s është në kërkim të një portier që do të konkurojë De Gean për sezonin e ardhshëm dhe profili i gardianit shqiptar duket se i plotëson kriteret për të veshur fanellën e “djajve të kuq“.
Ndërkohë vetë 27-vjeçari ka pohuar për “Insajderi“-n se është në bisedime për të ardhmen, por pyetjes për një transferim konkret në Manchester i është shmangur me një buzëqeshje. Strakosha ka deklaruar se shumë shpejt do të vijë edhe vendimi i tij për klubin ku do të vazhdojë karrierën.
“Është normale, kur je ‘free agent‘ (futbollist i lirë) që klubet të interesohen. Menaxherat janë duke folur me klube, por shumë shpejtë do të marr vendimin rreth të ardhmes. Nuk kam vendosur ende. Klube të Premier Ligës janë të interesuara”, ka deklaruar Tomas Strakosha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/