Media serbe xhelozon për çdo sukses të shqiptarëve, Kurir kapet me Enea Jorgjin në Champions League: Të gjithë do ta jepnin penallti, vetëm shqiptari nuk e pa

0

Enea Jorgji ka debutuar në mbrëmjen e djeshme në grupet e Champions League. Arbitri shqiptar vendosi drejtësi në ndeshjen mes Young Boys dhe Leipzig, e mbyllur në shifrat 1-3. Momenti më i vështirë për Jorgjin ka qenë minutën e 54, kur Xavi Simons ka kërkuar një penallti.

Jorgji nuk e akordoi, ndërsa VAR e thirri për të parë sërish pamjen, por Jorgji nuk ndërroi mendim. Sipas arbitrit shqiptar, ishte Simons që e kërkoi kontaktin me portierin dhe më pas u rrëzua. Por media serbe, Kurir, ka shkruar një artikull: “Gjyqtari shqiptar krijon kaos në grupin e Champions League. Të gjithë do ta kishin dhënë penallti dhe e panë atë kontakt, vetëm shqiptari nuk e pa”, shkruhet në median serbe që xhelozon për suksesin e shqiptarëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online