Enea Jorgji ka debutuar në mbrëmjen e djeshme në grupet e Champions League. Arbitri shqiptar vendosi drejtësi në ndeshjen mes Young Boys dhe Leipzig, e mbyllur në shifrat 1-3. Momenti më i vështirë për Jorgjin ka qenë minutën e 54, kur Xavi Simons ka kërkuar një penallti.
Jorgji nuk e akordoi, ndërsa VAR e thirri për të parë sërish pamjen, por Jorgji nuk ndërroi mendim. Sipas arbitrit shqiptar, ishte Simons që e kërkoi kontaktin me portierin dhe më pas u rrëzua. Por media serbe, Kurir, ka shkruar një artikull: “Gjyqtari shqiptar krijon kaos në grupin e Champions League. Të gjithë do ta kishin dhënë penallti dhe e panë atë kontakt, vetëm shqiptari nuk e pa”, shkruhet në median serbe që xhelozon për suksesin e shqiptarëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/