Media prestigjoze në Itali: Juventusi futet në garë për Kristian Shpendin, ka dërguar skautë te Cesena për disa ndeshje

Kristian Shpendi është duke kaluar një formë fantastike te Cesena në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit me ekipin e tij në Serinë B, por mban ende vendin e parë në listën e golashënuesve me 10 gola.

Menjëherë pas tij vjen Iemmello me 9 gola dhe Esposito me 8 gola, teksa ndjekësit e afërt kanë përfituar nga mungesa e golit të Shpendit. Mediat italiane kanë treguar se disa ekipe të Serisë A janë vendosur pas Shpendit.

Ndërkohë Tuttosport nënvizon se edhe Juventusi po sheh mundësinë për të transferuar Shpendin. Sipas kësaj media, disa skautë të Juventusit kanë shkuar për të ndjekur nga afër Kristianin për disa ndeshje radhazi dhe në janar mund të marrin një hap për ta transferuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/