Media italiane: Chelsea i kërkon 18 milionë euro për Armando Brojën, Interi thotë “JO”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Armando Broja është emri më në zë i momentit sa i përket lojtarëve të Shqipërisë në merkaton e verës. Sulmuesi shqiptar ka potencial të madh dhe pavarësisht minutave të pakta të marra në kohët e fundit, është në listën e dëshirave të shuma skuadrave të njohura.

Media italiane pranë zikaltërve, “Inter Live”, tregon se Chelsea i ka kërkuar Interit që të paguajë 18 milionë euro për Armando Brojën. Megjithatë sipas tyre, ekipi italian nuk ka pranuar pasi e shikon këtë shumë si të tepruar për një futbollist që nuk hyn tek titullarët e Chelsea. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/