Media ganeze hedh edhe firmën për Ekubanin: Në historinë e Partizanit, lojtari më i mirë i huaj që kanë pasur

Nga Klaudio Ndreca

Kampionati shqiptar ka shërbyer si një trampolinë e mirë edhe për lojtarë të huaj, që duke lënë gjurmë në Superiore, kanë bërë shumë hapa përpara në karrierë. Kur i kthehemi së shkuarës, padyshim që Peter Olainka dhe Kaleb Ekuban cilësohen si dy nga futbollistët që kanë spikatur më shumë në këtë drejtim.

Por në Ganë nuk kanë dyshime kur flasin për ish-lojtarin e të kryeqytetasve të Superiores. “Ghanasoccer.net” shkruan saktësisht se Kaleb Ekuban ka hyrë në historinë e Partizanit si lojtari më i mirë i huaj që ka mbajtur këtë fanellë.

Kjo nisur edhe nga publikimi i fundit që kanë bërë të kuqtë, teksa rikujtonin dy golat e shënuara prej këtij sulmuesi në sezonin 2016/17 ndaj Skënderbeut në Korçë. Aktualisht Ekuban është pjesë e Trabzonsporit në Turqi, ndërsa ganezët janë të sigurtë se ky është lojtari më i mirë i huaj që ka marrë ndonjëherë skuadra shqiptare. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online