Media e njohur italiane e harron rolin e Edgar Çanit, e bëjnë sikur ta ketë mbyllur me futbollin

Edgar Çani është vetëm 30-vjeç dhe për një sulmues, nuk është perëndimi i karrierës. Por për lojtarin shqiptar, duket si e tillë.

Pas largimit nga Partizani atje ku nuk la asnjë gjurmë të vetme, u transferua te Viboneze në Serinë C. Me shumë shpresa dhe optimizëm e pritën në Itali duke parë të kaluarën e Çanit dhe eksperiencën e madhe, teksa që në moshë të vogël e pa veten në Seria A, por ka rezultuar një zhgënjim.

Ndërkohë para pak ditësh, sulmuesi shqiptar është shfaqur me një intervistë në median e njohur italiane, “Tuttomercatoweb”. Interesante janë të gjitha pyetjet e bëra nga media në fjalë, që si të anashkalonte rolin e Çanit, nuk ka bërë asnjë pyetje të vetme në lidhje me gjendjen e tij aktuale si futbollist.

  • Sa ka ndikuar mungesa e Cristiano Ronaldos ndaj Leçes?
  • Si po iu duket Seria A këtë sezon?
  • Çfarë mund të thoni rreth Ribery?
  • Po për racizmin dhe politikën në sport?
  • Çfarë niveli ka Kombëtarja e Shqipërisë aktualisht?

Pra të gjitha pyetjet e bëra më shumë sesa të shtruara ndaj një futbollisti, duken se janë të drejtuara ndaj një analisti sportiv që e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Kjo nisur edhe dalja e Edgar Çanit nga protagonizmi në fushën e blertë, megjithëse karriera e këtij lojtari, mund të shkonte shumë herë më mirë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online