Media angleze “tremb” Shqipërinë, Armando Broja mund të luajë për tre luanët

Armando Broja ka shkëlqyer deri tani me moshat e Chelsea-t dhe këtë gjë e tregojnë qartë edhe golat e ardhur nga këmbët e tij. Madje në ndeshjen e fundit ishte pikërisht ai që i dhuroi 3 pikët bluve të Londrës kundër 23-vjeçarëve të Tottenhamit, duke bërë që Chelsea të marrë kreun. Sulmuesi shqiptar i ka provuar të gjitha grupmoshat e klubit anglez, ndërsa duket se edhe debutimi në ekipin e parë nuk do të vonojë nëse ritmi mbetet i tillë.

Broja aktualisht është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, por sipas “Goal.com” mundësia për të përfaqësuar Anglinë është e hapur. Kështu paraqitjet e mira që futbollisti shqiptar ka bërë deri tani mund të sjellin edhe një ftesë të Kombëtares së Tre Luanëve në drejtim të tij. Një ofertë e tillë patjetër që do të shqetësonte ambientin kuqezi, pasi Broja shihet si e ardhmja e sulmit të Shqipërisë, duke parë talentin dhe aftësinë e tij para porte./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online