“Më trajtuan si një copë m***”, Naingolan ngre zërin kundër klubit belg: Më vo.dhën edhe orën atje

Raxha Naingolan ka dhënë së fundmi një rrëfim për përvojën e tij të pakëndshme te Antverpi. Mesfushori 34-vjeçar nuk i harroi veset e tij të këqija, teksa tymosi cigare në pankinë në periudhën e tij te skuadra belge. Një gjest që nuk u përcoll aspak mirë nga klubi, që vendosi ta dërgonte në ekipin U21, për ta larguar më pas përfundimisht nga radhët e tyre. Por Naingolani fajëson presidentin e klubit belg për mënyrën se si e trajtuan, duke mos treguar aspak respekt për të.

“Ata më trajtuan si një parazit, një copë e m… Kur u futa në ekipin B, lojtarët më pas u përpoqën të bindin Overmarsin që të më mbante në ekipin A, por askush nuk guxoi të shkonte kundër Gejsensit (presidentit të Antverp-it). Vazhdova të bëja më të mirën në ekipin B, u përpoqa t’i mbështesja ata djem të rinj dhe nuk bëra asnjë gabim atje. Por si u trajtova në javët e fundit nuk më ka ndodhur kurrë. Dhe kam qenë në shumë vende. Nuk mund të hyja më nga hyrja kryesore, mund të hyja vetëm në momentet kur ekipi i parë nuk ishte aty. Më duhej të shkoja në një dhomë të ndryshme të zhveshjes çdo ditë. Më trajtuan si një parazit, madje në një moment më vo.dhën orën, sepse lojtarët e rinj hynin dhe dilnin vazhdimisht në atë dhomë zhveshjeje”, ka treguar Raxha Naingolani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online