“Me topin në krevat, por nuk do të vë gjumë në sy”

Mauro Ikardi rrëfen momentin fantastik: “Kritikat dhe thashethemet nuk më interesojnë, mendoj për punën dhe skuadrën. Titulli? Ende herët. Na pret Napoli, ekipi më spektakolar në Europë”

Ishte “matadori” i mbrëmjes dhe pas ndeshjes, teksa topin do ta çojë në shtëpi, ka folur për “Premium Sport”, duke u shprehur mjaft i kënaqur nga ajo që bëri, pra tri golat ndaj Milanit dhe fitorja emocionuese në fund. “Është diçka e veçantë, fakti që mora topin në shtëpi është vërtet moment i paharrueshëm, në një derbi. Kisha folur me disa djem duke i thënë që duhet të shënoja tri gola. Kritikat? Bëj atë që di të bëj më mirë, pra të shënoj. Thashethemet nuk i dëgjoj aspak. Jam i kënaqur për mua dhe për Interin”. Sa i përket titullit, sulmuesi tha: “Është ende herët për të folur për titullin, kemi luajtur shumë mirë deri më sot dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë të nisur. Tani shkon mirë këshut, por duhet të mendojmë që tani për sfidën tjetër. Napoli? Ndeshje e veçantë, thuhet që luajnë futbollin më të bukur në Europë dhe duhet të përballemi në mënyrën më të mirë”.

Deri tani ka shënuar 10 gola në 8 ndeshje, por sulmuesi argjentinas më shumë meritën ia jep grupit: “Gjatë fazës përgatitore të verës vura re se ky vit do të ishte krejt ndryshe sepse punuam mjaft mirë dhe të qetë. Jam i lumtur, por e përsëris që nuk duhet të mendojmë se ka mbaruar, pasi është vetëm fillimi. Sonte po e marr topin me mua në krevat, por vështirë se do të vë gjumë në sy…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online