“Më thoni ju çfarë t’i them drejtorit sportiv“, Braçe del kundër Olsi Ramës: Del në heshtje shtypi, pranon të falen borxhet e Tiranës

Erion Braçe ka folur në emisionin “Proçesi Sportiv“ mbi temën që është kthyer në kryefjalën e këtyre ditëve, bojkoti i Superiores dhe kërkesat e papërmbushura nga Qeveria. Ndër të tjera një pyetje që i shtrohej është ajo se si ndihet zëvendëskryeministri i Shqipërisë kur vetë klubi me të cilin është tifoz rreshtohet përkrahë skuadrave të tjera. Braçe thekson faktin se “demat e kuq“ janë një klub korrekt në aspketin e taksave dhe tatimeve, ndërsa rivali kryesor, Tirana paguan 3 herë më pak. Një fakt i tillë duket se nuk kapërdihet dot nga deputeti i PS-së, që del dukshëm kundër vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.

“Unë nuk arrij ta kuptoj këtë gjë. Kam dëgjuar vazhdimisht drejtorin e Partizanit nëpër studio dhe unë nuk e di, kur Partizani është e para shoqëri në një listë me 12 skuadra ku përfshihen ati dy që ranë dhe këto dy që hynë, Partizani është i pari që paguan tatimin mbi të ardhurat personale, Parizani është i pari që paguan sigurimet shoqërore, Partizani është i pari që paguan tatimin mbi vlerën e shtuar. Pra i paguan në mënyrë korrekte.

Ndërkohë që ekipi kampion i Shqipërisë paguan 3 herë më pak se sa Partizani, drejtori i Partizanit nënshkruan si kërkesë ultimative, madje e vendos veten në heshtje shtypi mbi një kërkesë që kërkon faljen e gjobave dhe borxheve. Tani më thoni ju mua se si mundet një klub që paguan rregullisht tatimet dhe taksat dhe paguan 3 herë më tepër se kampionët në fuqi të pranojë që gjithë të tjerëve t’u falen të gjitha ato detyrime që Partizani i paguan. A është e drejtë kjo? A lidhet kjo e kapet gjëkundi me fair play-n sportiv? Për më tepër që të gjithë po përfitojnë stadiume nga paratë e Qeverisë, ndërkohë që Partizani me paratë e veta po ndërton kompleksin e vetë sportiv. Tani më thoni mua çfarë t’i them unë drejtorit sportiv të Partizanit”, është shprehur Erion Braçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *