“Më thanë të prisja Kombëtaren e Greqisë”! Myrto Uzuni tregon prapaskenën: Babai e refuzoi kategorikisht, ne jemi shqiptarë…

Myrto Uzuni ka dhënë një rrëfim për emisionin “Opinion“ në “TV Klan”. Sulmuesi shqiptar ka treguar karrierën e tij nga hapat e parë te Tomori, deri në momentin e sotëm, kur është kthyer në lojtarin kyç të Granadës. Gjithashtu, nuk kanë munguar as fjalët e tij për Kombëtaren shqiptare.

“Kam qenë në Greqi kur Shqipëria shkoi në Europian. E mbaj mend, e kam pasur flamurin shqiptar aty dhe kam derdhur edhe lot për ekipin kombëtar. Në atë kohë ka pasur shumë rracizëm në Greqi. Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë të mira dhe e kam ndjerë shumë këtë pjesë. Në atë moment, ish-trajneri në Greqi më tha: ‘Mos u nxito nëse të vjen ftesa nga Shqipëria, pasi mund të vijë ftesa edhe nga Greqia’. Babai im automatikisht e ka refuzuar. Pasi ia kam thënë babait, ai më tha që ne jemi shqiptar dhe do përfaqësojmë gjithmonë Shqipërinë. Nëse nuk vjen s’ka problem, por ne do të presim për Kombëtaren shqiptare.

Babai u kthye në Berat për të ardhmen time. Fillova të luaj me të rinjtë e Beratit. Me ekipin e parë të Beratit kam luajtur në moshën 18 e gjysmë, 19 vjeç. Klubi i Beratit nuk kishte shumë të ardhura në atë kohë. Më ofroi një rrogë prej 175 mijë lekësh. Ishte një rrogë e vogël, por jam ndjerë shumë krenar dhe ia dhashë direkt familjes

Prenga kishte sjellë skautët e Lokomotivës për të më parë mua. Ai i kishte marrë në telefon, por ata i kishin thënë: “Ku ka qenë ky lojtar më para, se nuk e kemi parë, nuk kemi dëgjuar asgjë”. Prenga i tha: “Më besoni, ky është një nga lojtarët më të mirë që ka mbërritur te Lokomotiva“. Skautët e Lokomotivës u nisën me avion privat. Ata ishin të mahnitur. Nuk kishin parë ndonjë lojtar të tillë“, ka treguar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *