“Më thanë i shitur, do ia falësh ndeshjen Greqisë”! Foto Strakosha kujtohen kohët e Shqipërisë: Ballkanasit janë xhelozë, rrëgjimi te ne kishte disa të mira

Një rrëfim i veçantë nga vjen Foto Strakosha, këtë herë jo për të folur për sukseset e djalit të tij, Thomas, por për të hapur arkivën e kujtimeve. Portieri legjendar i Kombëtares kthehet për të folur për momentet më të vështira në jetën e tij. Pikërisht në ato kohë kur Shqipëria do të ndeshej me Greqinë dhe paragjykimet nuk mungonin, se Thomas do t’i hapte portën kundërshtarit. Kështu Strakosha u shpreh se situata tejkalohej shpeshherë, por gjithmonë kërkon që të mbaj mend kujtimet e bukura. Në intervistën e dhënë për median greke “Sportdog.gr”, preket edhe koha e rrëgjimit në vendin tonë.

“Dua të fshij momentet që nuk dua t’i kem në kujtesë dhe dua të mbaj mend ato të bukura. Ka pasur disa dyshime andej-këtej. Më thanë: “I shitur, do t’ia japësh ndeshjen Greqisë”. Ka qenë stres i madh për mua. Ajo që shoh unë, gazetarët në varësi të karakterit të tyre përcjellin vlerën e futbollistit, suksesin dhe dështimin. Në të gjitha vendet ka të mira dhe të këqija. A ia solli Rehagel Greqisë trofeun më të madh? Nëse në vend të Portugalisë në vitin 2004, do të ishte Gjermania dhe nëse Greqia do ta mundte, gjermanët do të godisnin Rehagelin vetëm sepse ai po luante kundër vendit të tij? Për shkak se ne ballkanasit jemi xhelozë për të mirat që shohim në vendet e zhvilluara të futbollit, ne duhet vetëm që të punojmë për të arritur atje.

Të bëhemi të mirë në zemër dhe mendje. Falenderoj prindërit e mi, heronjtë, që më kanë rritur. Kam kaluar vite të vështira, por jo për fajin tim, as të bashkëqytetarëve të mi, kjo ishte politika, sistemi. Por Shqipëria më dha mundësinë të njihem në futboll, më dha mundësinë për të një nesërme më të mirë, më duhet ta nderoja atë fanellë. Kam vuajtur prej vitesh për fëmijët e mi, se isha grek. Por çështja është se ne po luajmë vetëm futboll. Edhe kur luajnë boks shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin në fund. Në qershor të 2001, kur Greqia dhe Shqipëria luajtën në Kretë, Greqia fitoi 1-0. Po atë ditë, djali im, Dimitris, ra nga një lartësi e madhe nga pallati. Mitsakos Kyriakos ishte personi i parë që mbërriti atje, para se të vinte ambulanca. Do i jem mirënjohës për të gjithë jetën time.

Regjimi ka qenë i keq në Shqipëri, por kishte dhe të mirat e veta. Më kujtohet dhe vlerësoj shumë që gjatë palestrës ishim të gjithë të veshur në mënyrë të barabartë, me bluzën dhe pantallonat e shkurtra në të zeza. Gjithashtu para se të fillonte dita e shkollës, e gjithë shkolla bënte gjimnastikë. Njerëzit ishin shumë më aktiv. Nuk e justifikoj sistemin në Shqipëri, por në çështjen e sportit ishte më mirë. Dhe nuk kishte organizim vetëm për futbollin, por për të gjitha sportet”, tha Foto Strakosha. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online