Nga Klaudio Ndreca
Sjellja kapriçoze e Donis Avdijajt, që nuk ndryshon kurrë, ka bërë që talenti dhe aftësia e madhe që zotëron ky sulmues, të zhvlerësohet. Thuajse në të gjitha klubet që ka qënë pjesë deri më tani, lojtari shqiptar është larguar, për shkak se nuk i kanë toleruar mënyrën e sjelljes.
Në kohën kur ishte pjesë e Shalke 04, ky futbollist vlerësohej si një nga talentet më të mëdha që kishte Gjermania. Madje duke u përfolur për interesime nga Juventusi dhe Arsenali, ndërsa klauzola që kishte te Shalke kapte vlerën e 50 milionë euro. Së fundmi në një intervistë për “Spox”, Avdijaj nisë të rrëfehet për karrierën, ndërsa shumëkush e quan si dështim.
“Në atë kohë, kjo shumë ishte diçka e jashtëzakonshme për një adoleshent. Sot, çdo futbollist shumë i talentuar vlen 50 milionë. Sigurisht, si një djalë i ri ndihesh i shkëlqyeshëm dhe i nderuar, je tepër krenar. Asnjëherë nuk kam menduar se mund të ishte kjo arsyeja se pse çdo gjë e vogël do të përdorej kundër meje”.
Njëkohësisht Avdijaj është larguar nga Sturm Graz për një intervistë që e ktheu në “tabelë qitje” për t’u sharë nga tifozët. Teksa e rikujton, Avdijaj shprehet: “Më duket e trishtuar që kjo intervistë më përhumb në këtë mënyrë. Deklaratat më është thënë se nuk duhej të ishin serioze, ato thjesht ishin menduar të ishin qesharake.
Shokët e mi të skuadrës dhanë intervista argëtuese të krahasueshme në kampin stërvitor. Të gjithë qeshnim për këtë. Në fund, vetëm intervista ime ishte botuar. Dhe më pas u fyeva keq në rrjetet sociale. Sepse shumë njerëz duan vetëm të shohin negativitetin”, tha Avdijaj.
Por çfarë u tha realisht në atë intervistë? Kur është pyetur se çfarë do të bënte me 15 milionë euro, Avdijaj tha përpara disa vitesh: “Do ndërtoja një pishinë të madhe dhe do të hidhesha në të. Do të blija shumë kuaj dhe nëse dal nga pishina ime e parave, do të shkoja larg”, do të shprehej me humor. Mirëpo, atë që do të haste më pas, nuk ishte situata që Donisi kishte parashikuar, pasi u largua nga skuadra.
“Nuk mund ta besoja, nëse e dija sesi do të shkonte, nuk do e kisha thënë kurrë. Realiteti ishin ato reagimet në rrjetet sociale.Është një farë dënimi kur lexoni një artikull për veten dhe atje sheh 1000 njerëz që të quajnë m**”. /Sport Ekspres/