Më të shtrenjtët për çdo repart: Askush si Mbape, Hysaj mes më të mirëve

“CIES Observatory Football” është një grup hulumtues që kryen studime dhe analiza në botën e futbollit. Ky grupim përditëson listën e lojtarëve më të shtrenjtë në botë, në bazë të një algoritmi të krijuar, që merr për bazë moshën e lojtarëve, golat e shënuar, rolin, klubin, paraqitjet, objektivat dhe kohëzgjatjen e kontratës.

Futbollistët më të shtrenjtë

Në vend të parë renditet Kilian Mbape me një çmim prej 216.5 milionë euro. Ylli francez ndiqet nga Herri Kejn i Totenhemit me 197.3 milionë euro, ndërsa Nejmar i PSG kompleton podin me 197 milionë euro. Leo Mesi renditet në vendin e gjashtë me 170.6 milionë euro, ndërsa Kristiano Ronaldo nuk është pjesë e dhjetëshes së parë. Sa i përket vetëm sulmuesve kryeson përsëri Mbape, i ndjekur nga Kejn dhe Nejmar.

Sulmuesit më të shtrenjtë

Dele Ali i Totenhemit kryeson renditjen e mesfushorëve më të shtrenjtë me një çmim prej 163.4 milionë eurosh, i ndjekur nga Kevin De Brujn i Sitit (150.4 milionë euro) dhe Pol Pogba i Junajtid (130.5 milionë euro).

Mesfushorët më të shtrenjtë

Samuel Umtiti i Barcelonës është mbrojtësi më i shtrenjtë (99.2 milionë), i ndjekur nga Davidson Sançez i Totenhemit (97.2 milionë euro) dhe Antonio Rudiger i Çelsit (81.6 milionë euro).

Mbrojtësit më të shtrenjtë

Braziliani Ederson i Mançester Sitit është portieri më i shtrenjtë (102 milionë euro), i ndjekur nga Ter Shtegen i Barcelonës (99.1 milionë euro) dhe Alison Beker i Liverpulit (90.8 milionë euro).

Portierët më të shtrenjtë

Aleksandër-Arnold i Liverpulit kryeson renditjen e anësorëve të krahut më të shtrenjtë (86.4 milionë euro), i ndjekur nga Uoker i Mançester Sitit (88.3 milionë euro) dhe Robertson i Liverpulit (68.9 milionë euro). Në vendin e shtatë renditet dhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë i kombëtares kuqezi dhe Napolit, i cili vlerësohet me çmimin 51.3 milionë euro.

Anësorët e krahut më të shtrenjtë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *