Ishte një ndeshje pa vlerë, në teori, sepse asnjë palë nuk kualifikohej. Për këtë arsye, Jang Bojs luajti pa shumë titullarë dhe Skënderbeu gjithashtu më shumë mendonte të evidentonte ndonjë talent, për ta shitur sa më shtrenjtë.
Megjithatë, në Bernë stadiumi ushtonte nga thirrjet shqiptare dhe nëpër tribuna shiheshin qartë flamujt kuqezi.
Në fund Skënderbeu u mund, por fituesit vërtetë ishin tifozët shqiptarë në tribuna, të ardhur nga Berna e nga e gjithë Zvicra, por edhe nga Italia. Bravo!