“Më të mirët e vitit 2022”/ Saliou Guindo merr trofeun në mbrëmjen gala, shpallet “Këpuca e Artë 2022” për djem

Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit. Trofe që nuk kishin nevojë në fakt për votim, pasi ishin përcaktuar me gjuhën e golave të dy prej protagonistëve të vitit të kaluar.

Këpuca e Artë 2022 për djem i ka shkuar sulmuesit të Laçit, Saliou Guindo, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 19 golave, duke e siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar një personazh i veçantë, ish-kampioni i Botës dhe i Europës me Francën, Kristian Karembë, teksa Guindo ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online