“Më të mirët e vitit 2022”/ Megi Doçi fiton “Topin e Artë”, lojtarja: Jo si ata që ikin jashtë, unë jap gjithçka për Vllazninë

FSHF ka menduar që të organizojë një mbrëmje gala për të vlerësuar sportistët më të mirë të vitit 2022. Një natë e veçantë ku do të vlerësohen më të mirët, që nga lojtarët e trajnerët, pa harruar edhe gjyqtarët, që kanë po ashtu një rol të rëndësishëm dhe thelbësor në fushën e blertë. Megi Doçi është ngjitur dy herë në skenë mbrëmjen e sotme, teksa pas çmimit “Këpuca e Arta”, futbollistja shkodrane kurorëzohet edhe me trofeun më madhor individual “Topi i Artë”, i cili i është dorëzuar nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, dhe ai i FFK-së, Agim Ademi.

“Është emocion i veçantë që shpërblehet puna e vazhdueshme e bërë gjatë gjithë viteve. Në fakt, jo si gjithë lojtarët që kërkojnë të ikin jashtë, unë kam bërë gjithçka që të jap gjithçka me Vllazninë dhe ekipin kombëtar. Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë trajnerët dhe kapitenët e ekipeve që më kanë votuar mua si “Topin e Artë” të vitit 2022. Sigurisht dhe një falenderim edhe më i veçantë shkon për shoqet e ekipit tim, për ato që shkëlqyen në Champions League dhe dhanë gjithçka. Falenderimet janë të shumta dhe nuk dua të lë pa përmendur edhe presidentin Armand Duka, sepse është i vetmi person që i ka qendruar afër këtij sporti. Nuk duhen lënë pas edhe ata njerëz që jashtë fushës së blertë japin gjithçka që ky sport të jetë më i suksesshëm dhe më i popullarizuar. Ky çmim është edhe i dy shoqeve që ishin në nominim me mua”, është shprehur Megi Doçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online