Më të mirët 2023/ Xhani dhe Biazi dhe Edi Reja i dorëzojnë çmimin, Orges Shehi shpallet trajneri më i mirë

FSHF-ja ka organizuar sot mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”. Një event që shërben për të nderuar ata që kanë qenë më të mirët në sportin e futbollit në këtë vit kalendarik. Të ftuar në këtë ngjarje janë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, kreu i FFK-së, Xhanluka Xambrota, e shumë ish-lojtarë që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar.

Në kategorinë e trajnerit më të mirë kanë qenë të nominuar tre emra si Mirel Josa, Edlir Tetova dhe Orges Shehi. Ishte pikërisht ky i fundit ai që fitoi konkurrencën me kolegët, duke marrë në duar çmimin. Një çmim që merr një vlerë edhe më të madhe kur dorëzohet nga ky ish-trajnerët e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi dhe Edoardo Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *